VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.590, DATË 22.12.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E ANËTARËVE NË KËSHILLIN ADMINISTRATIV TË INSTITUTIT TË SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”, TË NDRYSHUAR
VENDIM
Për
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.590, DATË 22.12.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E ANËTARËVE NË KËSHILLIN ADMINISTRATIV TË INSTITUTIT TË SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Paragrafi i dytë, i vendimit nr.590, datë 22.12.1997, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
“Z. Arben Ivanaj, me detyrë zëvendësministër i Shëndetësisë, si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA