VENDIM PER PËRCAKTIMIN E PAGAVE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PAGAVE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të nenit 115, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paga e kryetarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të jetë me koeficient 0.6, në raport me pagën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
2. Paga e anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të jetë me koeficient 0.55 në raport me pagën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/11/2008