VENDIM PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA, PËR MBULIMIN E KOSTOS VENDORE , TË TVSH-SË DHE TAKSËS DOGANORE, NË KUADËR TË PROJEKTIT “SHPËRNDARJA E SHËRBIMEVE SOCIA
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA, PËR MBULIMIN E KOSTOS VENDORE , TË TVSH-SË DHE TAKSËS DOGANORE, NË KUADËR TË PROJEKTIT “SHPËRNDARJA E SHËRBIMEVE SOCIALE NË KOMUNITET”, FINANCUAR NGA IDA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, në programin “Mbrojtje sociale”, t’i shtohet fondi 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekë, nga i cili:
a. 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e kostos vendore;
b. 22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekë, për përballimin e TVSH-së dhe të taksës doganore.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/11/2008