VENDIM PER DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat e mëposhtme :
a) Në pikën 5, pas togfjalëshit “... bordeve të kullimit...” shtohen “... si dhe komisionet vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektit të qarkut...”.
b) Pas pikës 5/5, shtohet pika 5/6, me këtë përmbajtje:
“5/6. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në pozicionet “Specialist”, deri në “Titullar i institucionit”, në komisionet vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektit të qarkut, të jenë sipas lidhjes nr.4/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
c) Në pikat 6, 7, 8, 9 e 13, pas fjalëve “... nr.4/5.” shtohet “... nr.4/6.”.
3. Efektet financiare për vitin 2008, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet shtesë, që do të miratohen për këto komisione, në buxhetin e Ministrisë së Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/11/2008