E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/ NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS, NË ADMINISTRATËN E DISA

V E N D I M


PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/ NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS, NË ADMINISTRATËN E DISA INSTITUCIONEVE TË PAVARURA”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8549,     datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavurura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1.  Shkronja “d”, e pikës 1, të vendimit nr.901, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“d)  Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

2.  Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2008, të përballohen nga fondet e miratuara, për këtë vit, për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


05/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›