VENDIM PER LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 3 shtator 2009, të 5 (pesë) autokolonave ushtarake italiane, të përbëra, si më poshtë vijon:- Autokolona e parë, nga 18 (tetëmbëdhjetë) automjete, 1 (një) trailer dhe 65 (gjashtëdhjetë e pesë) trupa;
- Autokolona e dytë, nga 20 (njëzet) automjete, 2 (dy) trailera dhe 68 (gjashtëdhjetë e tetë) trupa;
- Autokolona e tretë, nga 20 (njëzet) automjete, 16 (gjashtëmbëdhjetë) trailera dhe 28 (njëzet e tetë) trupa;
- Autokolona e katërt, nga 20 (njëzet) automjete, 14 (katërmbëdhjetë) trailera dhe 30 (tridhjetë) trupa;
- Autokolona e pestë, nga 14 (katërmbëdhjetë) automjete, 3 (tri) trailera dhe 27 (njëzet e shtatë) trupa.
Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 6 shtator 2009, të 6 (gjashtë) autokolonave ushtarake italiane, të përbëra, si më poshtë vijon:- Autokolona e parë, nga 20 (njëzet) automjete dhe 41 (dyzet e një) trupa;
- Autokolona e dytë, nga 20 (njëzet) automjete dhe 40 (dyzet) trupa;
- Autokolona e tretë, nga 18 (tetëmbëdhjetë) automjete, 1 (një) trailer dhe 41 (dyzet e një) trupa;
- Autokolona e katërt, nga 13 (trembëdhjetë) automjete, 1 (një) trailer dhe 30 (tridhjetë) trupa;
- Autokolona e pestë, nga 19 (nëntëmbëdhjetë) automjete, 15 (pesëmbëdhjetë) trailera dhe 31 (tridhjetë e një) trupa;
- Autokolona e gjashtë, nga 20 (njëzet) automjete, 3 (tri) trailera dhe 43 (dyzet e tri) trupa.
Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 14 shtator 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 2 (dy) automjete dhe 4 (katër) trupa. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datat 3 dhe 14 shtator 2009, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datën 6 shtator 2009, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/09/2009