E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE INALCA, SPA, CASTELVETRO DI MODENA (ITALI), DHE ALMED, SRL, TRIESTE, (ITALI), PËR RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPA

                                                        VENDIM        

                                     
                                                   Për

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE INALCA, SPA, CASTELVETRO DI MODENA (ITALI), DHE ALMED, SRL, TRIESTE, (ITALI), PËR RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Inalca, SpA, Castelvetro di Modena (Itali), dhe Almed, Srl, Trieste, (Itali), për riskedulimin e borxheve të prapambetura”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE INALCA, SPA, CASTELVETRO DI MODENA (ITALI), DHE ALMED, SRL, TRIESTE, (ITALI), PËR RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

 
Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Inalca, SpA, Castelvetro di Modena (Itali), dhe Almed, Srl, Trieste, (Itali), për riskedulimin e borxheve të prapambetura.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›