E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, Kryeministri Berisha, sëbashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj dhe Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me ambasadorë të vendeve të NATO-s në T

Sot paradite, Kryeministri Berisha, sëbashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj dhe Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me ambasadorë të vendeve të NATO-s në Tiranë. Takimi u përqendrua në reformat që ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë qeveria shqiptare për realizimin e objektivit madhor të integrimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në fjalë e tij, Kryeministri u shpreh:

"Kam kёnaqёsinё e veçantë, qё sё bashku me bashkёpunёtorёt e mi, Ministrin Mustafaj dhe Ministrin Mediu, tё ndodhemi sot nё kёtё takim me ju pёr te bashkëbiseduar dhe për të shkëmbyer mendime mbi punën tonë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Duke qenë në prag të samitit tё Rigёs, ky është një moment shumë i rëndësishëm për të analizuar se bashku ato çka kemi arritur deri tash dhe atë çfarë na mbetet për të përmbushur në muajt e ardhshëm, për të arritur objektivin më madhor të qeverisë dhe të mbarë shoqërisë shqiptare: Shqipëria tё marrë ftesën pёr anёtarёsim nё samitin e ardhshëm tё zgjerimit që do të mbahet në Uashington.

Jemi shumë të lumtur dhe të inkurajuar nga fakti që kjo përpjekje për anëtarësim në Aleancën më të suksesshme të kohërave, nuk ёshtё vetëm njё nga shtyllat e programit tё qeverisë dhe politikës sonё tё jashtme, por edhe nje objektiv kombëtar madhor, që gëzon mbështetje të gjerë nga e gjithë shoqëria shqiptare. Kjo për faktin se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është shprehje e interesit më të lartë të kombit tonë për rikthimin dhe ribashkimin me familjen e kombeve tuaja, me të cilat ne ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, sigurisë.

Për më tepër, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i shёrben qёllimit tonё tё pёrbashkёt, forcimit tё stabilitetit dhe garantimit tё sigurisё nё rajonin tonё e mё gjerё, por edhe konsolidimit tё demokracisё, shtetit tё sё drejtёs dhe zhvillimit tё gjithanshёm ekonomik dhe social ne Shqipëri, duke i bërë qytetaret shqiptarë më të sigurt dhe më të lirë se kurrë ndonjëherë më parë.

Për këtë arsye, për mëse 15 vjet, Shqipёria ka ndërtuar marrёdhёnie tё shkëlqyera partneriteti dhe besnikërie me Aleancën, të cilat janё testuar dhe konsoliduar përmes sfidave të mëdha që kemi përballuar së bashku. Pjesëmarrja e Shqipёrisё nё koalicionin global antiterror dhe kontributi i forcave tona përkrah atyre tё vendeve anëtare tё NATO-s në Bosnje, Afganistan apo Irak ёshtё dëshmitari më i qartë i kёtij bashkëpunimi. Njëkohësisht, përballja me këto sfida ka qenë edhe njё rast shumë i mirë pёr forcat tona tё armatosura pёr tё demonstruar dhe perfeksionuar kapacitetet, profesionalizmin si dhe aftёsinё ndёrvepruese të tyre me partnerёt tanё tё Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në këtë kontekst, Shqipëria është e vendosur të konsiderojë zgjerimin e pjesëmarrjes së saj në Afganistan dhe po diskuton me vendet partnere pjesëmarrjen e saj në Liban. Gjithashtu jemi të mendimit se në kuadër të Kartës së Adriatikut 3, siç kemi bashkëpunuar dhe jemi shpalosur gjer më sot në Kabul, ka ardhur koha të rikonsiderojmë sërish rritjen tonë në operacionet e NATO-s dhe vendeve partnere.

Nё kёtё raport partneriteti të vërtetë që kemi vendosur me Aleancën, njё kontribut tё madh kanё edhe marrёdhёniet e shkёlqyera qё ne kemi me SHBA dhe vendet anëtare të NATO-s, ku njё rol tё rёndёsishёm zёnё vullneti, gatishmëria dhe përpjekjet tuaja, që kёto marrёdhёnie tё forcohen e përsosen nё ndihmё tё progresit sa mё tё shpejtё tё Shqipёrisё drejt realizimit tё standarteve tё kёrkuara.

Gjej rastin t''ju falënderoj nga zemra si dhe te falënderoj SHBA dhe gjithë vendet tuaja anëtare të NATO për ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer që po i japin Shqipërisë në këtë proces integrimi dhe transformimi.

Zonja dhe zotërinj,

Qeveria shqiptare e vlerëson procesin e Membership Action Plan (MAP) si udhërrëfyes pёr pёrgatitjen e vendit pёr integrimin nё NATO. Dokumenti i ciklit tё 8-tё tё MAP-it, i prezantuar nё Bruksel, nё datёn 10 tetor, pasqyron progresin e bёrё nga Shqipёria si dhe parashikon njё program të qartë dhe realist detyrash dhe objektivash qё duhen realizuar për tё përshpejtuar procesin e reformave nё vend.

Në këtë kontest, Qeveria shqiptare po punon fuqimisht për thellimin e reformave politike, ekonomike, institucionale, ligjore, e të gjithanshme, si dhe të reformave për ristrukturimin dhe modernizimin e forcave të armatosura.

Gjatë një viti e gjysëm qeverisjeje, kemi arritur rezultate inkurajuese nё luftёn tonë me tolerancë zero kundër korrupsionit, krimit tё organizuar, trafiqeve tё paligjshme dhe në konsolidimin e shtetit ligjor si kusht themelor për mbarëvajtjen e të gjitha reformave të tjera.

Ju keni qenë vetë dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur pas 3 korrikut. Në luftën kundër krimit të organizuar, qindra anëtarë të grupeve dhe organizatave kriminelëve dhe bosëve të tyre që janë vendosur para drejtësisë. Rezultate konkrete ka patur në bllokimin e trafiqeve dhe qendrimin me tolerancë zero ndaj tyre.
Masat e ndërmarra për mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit kanë dhënë efektet e tyre të dëshiruara, sipërfaqet e mbjella janë pakësuar disa herë. Dua të theksoj një ndihmë të veçantë dha edhe ligji i përgjegjësisë së autoriteteve vendore për mbjelljen e kanabisit, çka, në të vërtetë, ka spostuar në zona të thella plantacionet që ekzistojnë, por kjo nuk ka penguar veprime të fuqishme të policisë për zbulimin dhe shkatërrimin e tyre. Një meritë të veçantë këtu kanë autoritetet vendore, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtë si në zbulimin, ashtu edhe në shkatërrimin e këtyre mbjelljeve.

Ne jemi përpjekur dhe ka një progres të qartë në zbatimin e të gjitha vendimeve të gjykatave. Për ne kjo përbëen një përparësi madhore si kusht kryesor për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Me masa ligjore kemi zvogëluar në mënyrë të ndjeshme korrupsionin në dogana e tatime dhe kemi rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit, është rritur transparenca në prokurimet publike, janë shkurtuar ndjeshëm shpenzimet abuzive në administratën shtetërore. Ky vit do të jetë viti përcaktues i betejës sonë kundër informalitetit. Nuk duhet të harrojmë se raporti i formales dhe informales në Shqipëri ka qenë 1 me 1.4. Ne jemi të sigurtë se, gjatë vitit në vijim, informaliteti në Shqipëri do të zbresë në nivele të pranueshme për të gjitha vendet, do të njohë një reduktim drastik si në fushën e ndërtimeve, transporteve dhe në të gjitha fushat e tjera.

Është bërë një përpjekje serioze për përmirësimin e klimës së biznesit, sikundër është siguruar stabiliteti makroekonomik.

Shqipëria ka dëshmuar një vazhdimësi të rritjes së përgjegjësisë qytetare dhe rolit të saj në jetën e vendit, që ka ndihmuar dhe është përkushtuar në garantimin dhe rritjen e standarteve për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve. Ne po përballim me sinqeritet dhe vendosmëri çëshjet që ekzistonjë në institucionet tona të vuajtjes së dënimit. E kam konsideruar torturën një akt çnjerëzor të papranueshëm. Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje dhe jemi optimistë, me masat që po ndërmarrim, ta nxjerrim vendin nga harta e vendeve që ushtrojnë torturë dhe të përmirësojmë kushtet në institucionet tona të vuatjes së dënimit. Këtë vit, falë ndihmës së BE-së dhe buxhetit të shtetit, ne kemi rritur 40 për qind investimet në këtë fushë.

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë ishte një inkurajim real për arritjet e qeverisë shqiptare, por edhe për detyrat që ajo duhet të përmbushë në mënyrë që të afrohet gjithnjë e më shumë me standartet e BE-së.

Shqipëria ndodhet para një zhvillimi të madh politik, zgjedhjet lokale. Ndonëse nuk janë zgjedhjet e mëdha politike, dua t'ju garantoj se, për specifikën e vendit, qeveria dhe unë i konsiderojmë ato njëlloj të rëndësishme dhe do të bëjmë çdo përpjekje që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Zotërinj ambasadorë, shfrytëzoj rastin, t'ju bëj thirrje të inkurajoni vendet tuaja që të vijnë sa më shumë vëzhgues për të monitoruar procesin e zgjedhjeve, të gjitha veprimet e qeverisë dhe angazhimin e saj për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, ashtu si edhe procesin në tërësi.

Ne jemi të vendosur që nëpërmjet realzimit të standarteve politike, ushtarake, ekonomike të meritojmë ftesën për samitin e ardhshëm të zgjerimit. Në këtë kontekst, ne kemi avancuar, për vitin 2008, rritjen e buxhetit për Forcat e Armatosura në 2 për qind të PBB-së. Sikundër jemi të interesuar të intensifikojmë marrëdhëniet në kuadër të Kartës së Adriatikut 3, një kuadër i shkëlqyer bashkëpunimi i adaptuar në këtë pjesë të Ballkanit, i cili, ju siguroj, se ka patur efekte shumë pozitive jo vetëm në bashkëpunimin ushtarak të tre vendeve tona, por edhe në bashkëpunimin e gjithanshëm midis tyre.

Duke e mbyllur, ju falenderoj edhe një herë për të gjithë ndihmën e çmuar që i keni dhënë dhe i jepni Shqipërisë në përpjekjen për realizimin e aspiratave të saj për anëtarësim në NATO. Ju siguroj se qeveria është e vendosur të marrë çdo vendim dhe të bëjë çdo përpjekje që të meritojë ftesën, duke shpresuar se samiti i Rigës do të dërgojë drejt nesh një sinjal pozitiv në këtë drejtim.

Ju faleminderit."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›