Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha tërhoqi vëmendjen për mungesën e rezultateve ne luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe kjo për faktin se drejtuesit
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha tërhoqi vëmendjen për mungesën e rezultateve ne luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe kjo për faktin se drejtuesit e qeverisë së sistemit gjyqësor janë të përfshirë në praktika korruptive.
Ne këtë kontekst, Kryeministri parashtroi domosdoshmërinë e një intensifikimi më të madh të njësive të auditit dhe të sistemit të auditimit në tërësi.
Kryeministri Berisha theksoi se është imperative që kontrolli i brendëshëm, auditi i shtetit të intensifikojë veprimtarinë në të gjitha fushat, në të gjitha segmentet, krahas shqyrtimit të të gjitha procedurave, me synimin për bërjen e tyre transparente dhe nxjerrjen jashtë praktikave korruptive.
Gjithashtu, Kryeministri kërkoi prej prefekturave, qarqeve, si dhe të gjitha institucioneve me njësi auditi, që ti aktivizojnë ato në maksimum.
Njësitë e auditit, u shpreh Kryeministri, janë mbikqyrësit ligjorë të parave të publikut shqiptar, të buxhetit të vendit, duke qenë se ato kanë si detyre kryesore kontrollin e shpenzimeve publike të çdo lloj natyre qofshin ato, prokurime dhe te tjera.
Kryeministri Berisha nënvizoi se bëhet më emergjente marrja e masave në luftën kundër korrupsionit në drejtësi, për faktin se nga raportet ndërkombëtare, faktohet si drejtësia më e korruptuar në Evropë dhe më gjerë.
Më tej, në fjalën e tij, Kryeminisri Berisha, u shpreh:
"Njoftimet tronditëse të djeshme të ministrit të drejtësisë mbi paralizën e luftës, e denimeve, e ndeshkimeve për korrupsion nga prokurori i përgjithshëm, njoftime që informojnë shqiptarët se gjatë këtij viti në sistemin e drejtësisë, ndër më të korruptuarit e Europës dhe më të korruptuarit e botës, asnje gjyqtar dhe prokuror nuk është ndëshkuar apo nuk është penalizuar për korrupsion. Pra është zero lufta kundër korrupsionit, në këtë sektor dhe kjo për faktin e thjeshte se drejtuesit e qeverisë së sistemit gjyqësor, janë të zhytur kokë e këmbë në korrupsion dhe për asnjë arsye tjetër.
Njoftimet e ministrit të drejtësisë se nga 260 dosje të dorëzuara, janë mbyllur 50, janë pezulluar 5, janë në proces 30 dhe që të gjitha të tjerat, pluhurosen ne raftet e Sollakut, bëjnë të domosdoshme, një intesifikim të madh të njësive të auditit dhe të sistemit të auditimit në tërësi. Unë kam informacoione se ky sistem funksionon, por ne kushtet e mbrojtjes së korrupsionit nga prokurori i përgjithshëm dhe qeveria e drejtësisë, këto kontrolle dhe masat administrative bëhen shumë më të domosdoshme, marrin një rëndësi jetike.
Ne, për asnjë rast dhe asnje moment nuk do mund të lakohemi, as të perkulemi para qëndrimit, para mbrojtjes së korrupsionit nga Gjermenet e KLD-së dhe Sollakët e prokurorisë, ndaj dhe del imperative, që kontrolli i brendëshëm, auditi i shtetit të intensifikojë veprimtarinë në të gjitha fushat, në të gjitha segmentet, krahas shqyrtimit të të gjitha procedurave me synimin për bërjen e tyre transparente dhe nxjerrjen jashtë praktikave korruptive, por kërkoj nga ju, ju bej thirrje prefekturave, qarqeve, të gjitha institucioneve me njësi auditi që ti aktivizojnë ato në maksimum.
Njësitë e auditit kanë si detyre kryesore kontrollin e shpenzimeve publike të çdo lloj natyre qofshin ato, prokurime dhe te tjera. Janë në këtë aspekt gardianë ligjorë të parave të publikut shqiptar, të buxhetit të vendit. Ndaj dhe do të bëni një rishqyrtim me shpejtësi të veprimtarive të tyre, të dokumentoni vëllimin e punës që ato kanë bërë dhe cilësinë e kësaj pune, të shndërrohën ato në instrumentin kryesor të kontrollit krahas kontrollit të shtetit dhe kontrolleve të tjera.
Ka një pakt të turpshëm, një pakt me pasoja të rënda për kombin, të kleptokratëve të KLD-së dhe prokurorisë. U mblodhen, por cfarë thanë, a morën gjë vesh shqiptarët, qoftë edhe një frazë që shqiptuan apo një zotim që morën, për luftën kundër korrupsionit apo ndonjë ndryshim, ndonëse janë tre raporte ndërkombëtare që hedhin baltë, që faktojnë se kjo është drejtësia më e korruptuar e Evropës dhe më gjerë. I paraqitën kombit ndonjë platformë se si do të dalin nga llumi i korrupsionit ku janë zhytur? Jo. Ata nuk i lanë pallatet e tyre, nuk i lanë kontot e tyre bankare, nuk i lanë ryshfetet e tyre marramendëse.
Që të gjitha këto bënë që të mos mund të shqipëronin qoftë edhe një masë të vetme, në një moment kritik në luftën kundër korrupsionit, qoftë edhe nje element të vetëm se cfarë do të bëjnë përvec mashtrimit, të cilat ne me durim do t'ua faktojmë shqiptarëve dhe botës, mashtrimet që kanë bërë.
Bëhet shumë më imperative, ne kohen kur, qeveria e KLD dhe Sollaku duan të instalojnë gjatë qeverisjes sonë, mosdënimin ndaj korrupsionit, por unë i garantoj shqiptarët se me mjete ligjore dhe me mjete demokratike, ky grup uzurpatorësh do të marë vendin që meriton dhe vend tjetër historia nuk do tu rezervojë atyre."