E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRÃ

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR PJESËMARRJE NË FINANCIMIN E PROJEKTIT "NDËRTIMI I URËS SË BUNËS, SHKODËR""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për pjesëmarrje në financimin e projektit "Ndërtimi i Urës së Bunës, Shkodër"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR PJESËMARRJE NË FINANCIMIN E PROJEKTIT "NDËRTIMI I URËS SË BUNËS, SHKODËR"

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për pjesëmarrje në financimin e projektit "Ndërtimi i Urës së Bunës, Shkodër".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE INALCA, SPA, CASTELVETRO DI MODENA (ITALI), DHE ALMED, SRL, TRIESTE, (ITALI), PËR RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Inalca, SpA, Castelvetro di Modena (Itali), dhe Almed, Srl, Trieste, (Itali), për riskedulimin e borxheve të prapambetura", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE INALCA, SPA, CASTELVETRO DI MODENA (ITALI), DHE ALMED, SRL, TRIESTE, (ITALI), PËR RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Inalca, SpA, Castelvetro di Modena (Itali), dhe Almed, Srl, Trieste, (Itali), për riskedulimin e borxheve të prapambetura.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 29, të ligjit nr.8379,datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri "Shpenzime personeli", t'i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh.

2. Fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2006, zëri "Shpenzime korente", miratuar për Ministrinë e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

4. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PROGRAMIT, EKONOMIK E FISKAL, TË SHQIPËRISË, PËR PERIUDHËN 2006-2008

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, me propozimin e ministrit tё Financave, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e programit, ekonomik e fiskal, të Shqipërisë, për periudhën 2006-2008, pёr t'u paraqitur pёr shqyrtim nё Komisionin Europian.

Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS FUSHË-BULQIZË, TË QARKUT TË DIBRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Fushë-Bulqizë, të qarkut të Dibrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Fushë-Bulqizë, miratuar me vendimin nr.727, datë 23.11.2005, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Fushë-Bulqizë, të qarkut të Dibrës".

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Fushë-Bulqizë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË DELVINË, TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

3. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Delvinë, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë së Delvinës, miratuar me vendimin nr.161, datë 25.3.2005, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë Delvinë, të qarkut të Vlorës".

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Delvinës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS GRADISHTË, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

5. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Gradishtë, të qarkut të Fierit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Gradishtë, miratuar me vendimin nr.131, datë 11.3.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit, të qarkut të Fierit, të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Gradishtë".

6. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Gradishtë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LUZNI, TË QARKUT TË DIBRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

7. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Luzni, të qarkut të Dibrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 23 (njëzet e tre), fletë që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 130 (njëqind e tridhjetë).

8. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN MOLLAJ, TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Mollaj, të qarkut të Korçës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 60 (gjashtëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 340 (treqind e dyzet).

2. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN POJAN, TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Pojan, të qarkut të Korçës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 65 (gjashtëdhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 362 (treqind e gjashtëdhjetë e dy).

4. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LUFTINJË, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

5. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Luftinjë, të qarkut të Gjirokastër, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 122 (njëqind e njëzet e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 865 (tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë).

6. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN GJINAJ, TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

7. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Gjinaj, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 56 (pesëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 319 (treqind e nëntëmbëdhjetë).

8. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË MJEDISEVE TË "DEPO DRITHI NR.2,(MAGAZINË), TË REZERVAVE TË SHTETIT, AGJENCIA LUNDËR", NGA MINISTRIA E BRENDSHME KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të mjediseve të "Depo drithi nr.2, të Rezervave të Shtetit, agjencia Lundër", nga Ministria e Brendshme Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas formularit dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROGRAMIT PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, PËR PERIUDHËN 2007-2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të programit për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për periudhën 2007-2009.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

HAPJEN E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE "MASTER", PRANË FAKULTETIT TË INXHINIERISË ELEKTRIKE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 35, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Hapjen e ciklit të dytë të studimeve "Master", pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, në degët:

- Inxhinieri elektronike;
- Inxhinieri informatike;
- Inxhinieri telekomunikacioni.

2. Kohëzgjatja e ciklit të dytë të studimeve "Master", në degët e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të jetë dy vjet dhe ngarkesa mësimore vjetore të jetë jo më pak se 60 kredie. Sistemi i studimeve të jetë me kohë të plotë.

3. Tarifa vjetore e shkollimit për këto degë të jetë 60 000 (gjashtedhjete mijë) lekë. Kuotat e pranimit përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për çdo vit, në mbështetje të propozimeve të Universitetit Politeknik të Tiranës.

4. Tarifa e shkollimit për studimet "Master" për studentët, që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve universitare me mesatare 10, të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e shtetit, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe nga burime të tjera, të ligjshme, të këtij universiteti.

6. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË RINISË DHE PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe Planit Kombëtar të Veprimit, (2007-2013), që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2007, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT DHE PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e fondit të shpenzimeve, për vitin 2007, për Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për shumën 20 690 000 (njëzet milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë) lekësh, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË BULLGARISË

Në mbështetje të neneve 100 dhe 121, pika 1, shkronja "ç", të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Financave, ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Bullgarisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË POLONISË, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË POLONISË

Në mbështetje të neneve 100 dhe 121, pika 1, shkronja "ç", të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Financave, ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Polonisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PROCEDURAVE TË SHPËRNDARJES SË FONDIT TË KOMPENSIMIT NË TË HOLLA, PËR VITIN 2006

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2005, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E ND O S I:

1. Kompensimin e subjekteve të shpronësuara, prona e të cilave është e gjitha për kompensim, që nuk kanë përfituar nga kompensime të mëparshme.

2. Përfituesit të jenë sipas radhës së përcaktuar kronologjikisht nga numri i dosjes përkatëse.

3. Vlera e kompensimit të jetë deri për 200 m2 të sipërfaqes së përcaktuar për kompensim.

4. Fondi i kompensimit të ndahet në përqindje, sipas nevojave për kompensim, si më poshtë vijon:

a) Për qytetin e Tiranës 80 për qind ose 240 000 000 lekë;
b) Për rrethin e Kavajës 20 për qind ose 60 000 000 lekë.

5. Për procedurat të paguhet tarifa prej 2 000 (dy mijë) lekësh.

6. Në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të bëhet dorëzimi i kërkesave për kompensimin në të holla, së bashku me dokumentet e mëposhtme:

a) Formularin tip 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, plotësuar nga subjekti;
b) Kërkesën e subjektit për kompensim në të holla, për pronën e shtetëzuar, të njohur dhe të përcaktuar për kompensim;
c) Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për njohjen dhe kompensimin e pronës;
ç) Dëshminë e trashëgimisë;
d) Prokurën e posaçme, të rinovuar dhe të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të pronës;
dh)Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit (pasaportë, certifikatë ose letërnjoftim) të personit, që ka prokurën e përfaqësimit;
e) Mandatpagesën.

7. Agjencia e Kompensimit dhe Kthimit të Pronave të hapë një llogari bankare, me fondin e përcaktuar, prej së cilës të bëhet transferimi, në emër të subjektit përfitues, i vlerave përkatëse të kompensimit në të holla.

8. Ngarkohen Agjencia e Kompensimit dhe Kthimit të Pronave dhe zyra rajonale e Tiranës të ndjekin dhe të realizojnë procesin e kompensimit të pronave në dy zonat e përmendura në pikën 4, të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›