VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I LINJËS 400 KV, TIRANE – PODGORICË, QARKU DURRËS
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I LINJëS 400 KV, TIRANE – PODGORICë, QARKU DURRëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 400 KV, Tiranë – Podgoricë, qarku Durrës, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të “OST”, sh.a-së.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen prej 1843.7 (një mijë e tetëqind e dyzet e tre pikë shtatë) m², tokë bujqësore arë dhe ullishte, vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 620 960 (gjashtëqind e njëzet mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
4. Fondi prej 620 960 (gjashtëqind e njëzet mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë) lekësh të përballohet nga fondet e “OST” sh.a-së.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit, në shumën 895.000 (tetëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohet nga “OST” sh.a-ja, si subjekt që garanton shpenzimet procedurale të këtij shpronësimi.
6. Shpronësimi të fillojë brenda muajit korrik 2010 dhe të përfundojë brenda muajit tetor 2010.
7. Mënyra e pagesës, të bëhet pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.
8. Punimet për ndërtimin e linjës 400 KV Tiranë – Podgoricë, qarku Durrës, të përfundojnë brenda muajit dhjetor 2010.
9. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “OST” sh.a-ja, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/06/2010