E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT NR. TF 096009, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MBËSHTETJA E ZBATIMIT TË IN

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së GRANTIT NR. TF 096009, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE BANKëS NDëRKOMBëTARE PëR RINDëRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MBëSHTETJA E ZBATIMIT Të INICIATIVëS Së TRANSPARENCëS, PëR INDUSTRITë NXJERRëSE (EITI )”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr. TF 096009, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit “Mbështetja e zbatimit të inciativës së transparencës, për industritë nxjerrëse (EITI )”, me një grant prej 275.000 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) USD.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›