E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY PASS PLEPA-KAVAJË-RROGOZHINË, LOTI 1, 2, 3, 4, 5 DHE RRUGËT DYTËSORE, LOTI 1, 2, 3, NGA ANA E DETIT”

V E N D I M

PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY PASS PLEPA-KAVAJë-RROGOZHINë, LOTI 1, 2, 3, 4, 5 DHE RRUGëT DYTëSORE, LOTI 1, 2, 3, NGA ANA E DETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, për vitin 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, tokë arë, truall dhe objekte, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti 1, 2, 3, 4, 5 dhe rrrugët dytësore, loti 1, 2, 3, nga ana e detit”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 31 530 340 (tridhjetë e një milionë e pesëqind e tridhjetë mijë e treqind e dyzet) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 099 000 (një milion e nëntëdhjetë e nëntë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera totale e shpronësimit prej 31 530 340 (tridhjetë e një milionë e pesëqind e tridhjetë mijë e treqind e dyzet) lekësh, të përballohet nga “Llogaria e veçantë”, e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6. Shpronësimi të fillojë më 1.8.2010 dhe të përfundojë më 30.10.2010.

7. Pronarët e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, të kompensohen për efekt shpronësimi pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Pronarët e listës së objekteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Leje ndërtimi”, dhe “Vërtetim pronësie”, të kompesohen për efekt shpronësimi pasi të kenë paraqitur dokumentacionin tekniko - ligjor dhe atë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

9. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, në bazë të dokumentacionit tekniko - ligjor dhe atij të pronësisë.

10. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive, për të cilat janë bërë shënimet “Leje ndërtimi”, dhe “Vërtetim hipotekor”, në bazë të dokumentacionit të pronësisë, brenda afateve të konfirmuara në pikën 6.

11. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kavajë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, të fillojë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’i vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, dhe të bëjë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

12. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kavajë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në çastin që realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

13. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kavajë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›