VENDIM PER SHPRONESIMIN, PER INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I IMPIANTIT PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË PËRDORURA, KORÇË
V E N D I M
PëR
SHPRONESIMIN, PER INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I IMPIANTIT PëR TRAJTIMIN E UJëRAVE Të PëRDORURA, KORçë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, për vitin 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (tokë truall), që preken nga ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të përdorura, Korçë.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Ujësjellës – Kanalizime, sh.a.-së, Korçë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 434.5 (katërqind e tridhjetë e katër pikë pesë) m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 4 345 000 (katër milionë e treqind e dyzet e pesë mijë) lekësh.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 252 500 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Ujësjellës – Kanalizime, sh.a.-ja, Korçë.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 4 345 000 (katër milionë e treqind e dyzet e pesë mijë) lekësh, të përballohet nga “Llogaria e veçantë”, e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.7.2010 dhe të përfundojë më 30.8.2010.
7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja, Korçë”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Ujësjellës – Kanalizime, sh.a.-së, Korçë.
8. Ujësjellës Kanalizime, sh.a.-ja, Korçë, të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive, për të cilat janë bërë shënimet “Konfirmim nga ZRPP-ja, Korçë”, në bazë të dokumentacionit të pronësisë, brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi.
9. Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Korçë, në bashkëpunim me Ujësjellës – Kanalizime, sh.a.-në, Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojë procedurat për hedhjen e sipërfaqes së shpronësuar mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’i vihet në dispozicion nga Ujësjellës – Kanalizime, sh.a.-ja, Korçë, si dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Korçë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në çastin kur të realizohen procesi i hedhjes së sipërfaqes së objektit mbi hartën kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Ujësjellës – Kanalizime, sh.a.-ja, Korçë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/06/2010