E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

DISA ndryshimE dhe shtesa në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të kodit doganor”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në kreun I, “Organizimi dhe përgjegjësitë e administratës qendrore”, titulli II, i pjesës I, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në nenin 3 bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

Lidhja 1 “Struktura organike” ekzistuese zëvendësohet me lidhjen nr.1, me të njëjtin titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

b) Në shkronjën “c”, të pikës 3.2, emërtimi “kryetar i degës së doganës Porto Romano” shfuqizohet.

c) Pika 7.2, e nenit 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7.2 Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë

Kjo drejtori përgatit, në bashkëpunim me drejtorinë juridike, marrëveshjet e asistencës administrative dypalëshe për çështje doganore, si dhe protokollet e bashkëpunimit me këto administrata. Gjithashtu, kjo drejtori:

a) ndjek dhe menaxhon marrëdhëniet me administratat doganore të vendeve të tjera e me partnerët e huaj brenda dhe jashtë vendit;

b) përgatit, në bashkëpunim me drejtoritë e tjera të DPD-së, sipas rastit, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe aplikon për t’u bërë pjesë dhe/ose për të përfituar nga programe a projekte asistence, të ofruara nga organizmat e BE-së apo nga institucionet, organizmat dhe struktura të tjera, bazuar në nevojat e kërkesat e administratës doganore;

c) menaxhon projektet e ndryshme të financuara plotësisht a pjesërisht nga BE-ja ose nga organizma/struktura të tjera, përfituese e të cilave është administrata doganore;

ç) organizon vizita të delegacioneve doganore të huaja në Republikën e Shqipërisë dhe të delegacioneve të Doganës Shqiptare jashtë.

d) administron pjesëmarrjen e personelit të administratës doganore në veprimtari të ndryshme jashtë vendit;

dh) kryen shërbime përkthimi për nevojat e administratës doganore.”.

2. Në nenin 9, të kreut II, “Organizimi dhe përgjegjësitë e administratës doganore lokale”, titulli II, i pjesës I, emërtimi “Porto Romano” shfuqizohet.

3. Në pikën 11.10.9, të kreut III, “Klasifikimi, rekrutimi, përgjegjësitë dhe vlerësimi i personelit”, titulli II, pas fjalëve “... punonjësve të teknologjisë së informacionit …” shtohen “… dhe punonjësve të financës …”.

4. Pika 3, e nenit 52, të kreut II, “Origjina preferenciale”, titulli 5, “Origjina e mallrave”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›