VENDIM PER shpronËsimin, pËr INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA ZGJERIMI I SEGMENTIT RRUGOR FUSHË-KRUJË - MILOT
V E N D I M
PëR
shpronësimin, për INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE (OBJEKTE), Që PREKEN NGA ZGJERIMI I SEGMENTIT RRUGOR FUSHë-KRUJë - MILOT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor Fushë - Krujë – Milot.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për objekte, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 196 073 164 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëdhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 690 000 (gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 196 073 164 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëdhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga “Llogaria e veçantë”, e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.
6. Për pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Proces saktësimi nga ZRPP-ja”, të bëhet kompensimi, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar ky proces, fakt i cili të vërtetohet zyrtarisht po nga ZRPP-ja përkatëse, si dhe në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
7. Për pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Legalizim” të bëhet kompensimi, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi i legalizimit dhe pasi të jetë bërë regjistrimi në ZRPP, fakt i cili të vërtetohet zyrtarisht nga ZRPP-ja përkatëse, si dhe në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
8. Për pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Leje ndërtimi”, të bëhet kompensimi, për efekt shpronësimi, pasi të jetë paraqitur dokumentacioni i plotë tekniko – ligjor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
9. Për pasurinë, për të cilën në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Me leje ndërtimi/i paregjistruar”, të bëhet kompensimi, për efekt shpronësimi, pasi të kenë përfunduar procedurat përkatëse të regjistrimit, fakt i cili të vërtetohet zyrtarisht nga ZRPP-ja përkatëse, si dhe në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
10.Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
11. Shpronësimi të fillojë më 3.2.2010 dhe të përfundojë më 30.4.2010.
12.Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive, për të cilat janë bërë shënimet përkatëse “Proces saktësimi nga ZRPP-ja”, “Legalizim”, “Leje ndërtimi”, “Me leje ndërtimi/i paregjistruar” në bazë të pikave 6, 7, 8 e 9, të këtij vendimi, dhe të dokumentacionit të pronësisë, ndërsa për pronarët e konfirmuar të kryejë likuidimin e tyre në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
13. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/02/2010