VENDIM PER shpronËsimin, pËr INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I RRUGËS ‘’TRANSBALLKANIKE’’ VLORË
V E N D I M
PëR
shpronësimin, për INTERES PUBLIK, Të PRONARIT Të PASURISë Së PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKET NGA NDëRTIMI I RRUGëS ‘’TRANSBALLKANIKE’’, VLORë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9839, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i rrugës “Transballkanike” Vlorë.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, shtetasi Albert Hamdi Veizi, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për 45 (dyzet e pesë) m2, sipërfaqe ndërtimi vlerësuar me çmimin 67 100 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëqind) lekë/m2, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 3 019 500 (tre milionë e nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind) lekë.
4. Vlera totale e shpronësimit prej 3 019 500 (tre milionë e nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind) lekësh, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i Shpronësimeve”.
5. Shpronësimi të fillojë më 15.2.2010 dhe të përfundojë më 15.5.2010.
6. Pronari i listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilin është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, të kryejë likuidimin e pronarit të pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, sipas pikës 5, të këtij vendimi, dhe të dokumentacionit të pronësisë.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/02/2010