E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i kërkon MPPTT-së të paraqesë brenda muajit qershor ligjin për urbanistikën

Kryeministri Berisha kërkoi sot nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të paraqesë brenda muajit qershor të këtij viti ligjin për urbanistikën.

“Neni i artë i këtij ligji është ‘heshtja është pranim’. Burokratët të bëjnë çfarë të duan, ne do ta vendosim atë. Duhet të punohet edhe me tre turne po të jetë e nevojshme, që të bëhet e mundur që ligji të paraqitet deri në 25 qershor, në mënyrë që korrik të hyjë në fuqi. Vendosja e rregullit “heshtja është pranim” në ndërtime përbën një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në fushën e liberalizimit.

Kryeministri konsideroi se parim i dytë shumë i rëndësishëm i tregut është ai i vetëdeklarimit.

“Vetëdeklarimi, - u shpreh Kryeministri - është parimi i dytë i artë i tregut. Në emër të interesit publik dhe të konsumatorit, Ministria përcakton vetëm kriteret, por është tregu ai që përcakton çmimin apo qoftë edhe kategorizimin e yjeve në hotele, pasi qeveria nuk mund të vendosë yjet në hotele. Ta shndërrojmë këtë periudhë në një periudhë masash shumë të thella në këtë reformë, që ka filluar të japë rezultate të shkëlqyera”.   

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›