E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DHËNIE FONDI KËSHILLIT TË QARKUT TË LEZHËS, PËR RINDËRTIMIN E KËMBËVE TË URËS SË GALLATËS DHE MONTIMIN E URËS TIP “BEILI”

V E N D I M

PëR

DHëNIE FONDI KëSHILLIT Të QARKUT Të LEZHëS, PëR RINDëRTIMIN E KëMBëVE Të URëS Së GALLATëS DHE MONTIMIN E URëS TIP “BEILI”

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, dhe të neneve 31 e 32, shkronja “a”, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Këshillit të qarkut të Lezhës, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i jepet fondi prej 5 976 489 (pesë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë, ndarë, si më poshtë vijon:

a) Për rindërtimin e këmbëve të urës së Gallatës, 5 476 489 (pesë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë.

b) Për transportimin dhe montimin e urës tip “Beili”, 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe këshilli i qarkut të Lezhës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


18/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›