E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.591, DATË 23.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISIPLINIMIN E PËRDORIMIT TË FONDEVE BUXHETORE”

V E N D I M

PëR

DISA SHTESA Në VENDIMIN NR.591, DATë 23.7.2010, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR DISIPLINIMIN E PëRDORIMIT Të FONDEVE BUXHETORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë“, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në pikën 1, të vendimit nr.591, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “b” shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Përjashtohen nga ky rregull Ministria e Brendshme, njësitë shpenzuese në përbërje të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, njësia shpenzuese e Gardës së Republikës dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.”.

2. Në shkronjën “ë” shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Për njësitë shpenzuese, në përbërje të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, njësinë shpenzuese të Gardës së Republikës dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, miratimi bëhet, përkatësisht, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Komandanti i Gardës së Republikës dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKB-së.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA


18/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›