E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR EJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË NJË AUTOMJETI USHTARAK ITALIAN, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M


PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË NJË AUTOMJETI USHTARAK ITALIAN, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të një automjeti ushtarak italian, së bashku me 3 (tri) trupa, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 4 qershor 2008, dhe lejimin e kalimit tranzit të po këtij automjeti dhe të trupave në itinerarin Porti i Durrësit – Qafë-thanë,  në datën 5 qershor 2008.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, më 4 qershor 2008, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është Porti i Durrësit.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, më 5 qershor 2008,  është Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

2. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me       ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

3. Automjeti dhe trupat italiane, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›