E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR   

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1.  Në vendimin nr.160, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

a) Në lidhjen nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për numrin total të punonjësve, të miratuar për vitin 2008, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

-  Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtohen edhe 20 punonjës;

b) Numri total i punonjësve buxhetorë, për periudhën janar-korrik 2008, bëhet 104 612 punonjës, ndërsa për periudhën korrik-dhjetor 2008 bëhet 104 125 punonjës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.  Ngarkohen Ministria e Financave  dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›