E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR FIER-BALLSH-TEPELENË (POVLA 2)

V E N D I M


PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR FIER-BALLSH-TEPELENË (POVLA 2)


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Fier-Ballsh-Tepelenë (Povla 2).

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3.  Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen   5 007 (pesë mijë e shtatë) m2  tokë, e vlerësuar me 542 (pesëqind e dyzet e dy) lekë/ m2, me vlerë shpronësimi  2 713 794 (dy milionë e shtatëqind e trembëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, për kultura bujqësore, të vlerësuara në shumën 50 750 (pesëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë, për drufrutorë, të vlerësuar në shumën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë, me vlerë totale shpronësimi  2 844 544 (dy milionë e tetëqind e dyzet e katër mijë e pesëqind e dyzet e katër) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 392 500 (treqind e nëntëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej  2 844 544 (dy milionë e tetëqind e dyzet e katër mijë e pesëqind e dyzet e katër) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, “Fondi і shpronësimeve”, pranë Bankës së Shqipërisë.

6. Shpronësimi të fillojë më 15 maj dhe të përfundojë më 30 qershor 2008.

7.   Pronarët e përmendur në listën, që і bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Në proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pas përfundimit të procesit të regjistrimit dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›