E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.429, DATË 30.8.1993, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E KOMITETIT QEVERITAR TË BISEDIMIT TË BORXHIT TË JASHTËM”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.429,  DATË 30.8.1993, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E KOMITETIT QEVERITAR TË BISEDIMIT TË BORXHIT TË JASHTËM”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

Pika 1, e vendimit nr.429, datë 30.8.1993, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “1/. Komiteti qeveritar i bisedimit të borxhit të jashtëm, që më poshtë do të quhet Komiteti, ka këtë përbërje:

-           Ministri i Financave                                                                                  Kryetar;

-          Guvernatori i Bankës së Shqipërisë                                                     zëvendëskryetar;

-          Ministri i Drejtësisë                                                                                  anëtar;

-          Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës                               anëtar;

-          Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Borxhit,       anëtar

       në Ministrinë e Financave                                                                     

-          Drejtori i Departamentit të Operacioneve

        Monetare, në Bankën e Shqipërisë,                                                       anëtar;

-          Ekspert, vendas apo i huaj                                                                     anëtar.”

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›