VENDIM PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin , urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
.
1. Miratimin e kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:
a) qarkun Tiranë, 530 (pesëqind e tridhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 187 963 (njëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre)m2, tokë/truall;
b) qarkun Berat, 21 (njëzet e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 4 565 (katër mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë)m2 , tokë/truall;
c) qarkun Durrës, 447 (katërqind e dyzet e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 164 135,36 (njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e njëqind e tridhjetë e pesë presje tridhjetë e gjashtë )m2 , tokë/truall;
ç) qarkun Fier, 61 (gjashtëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 13 338, 25 (trembëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e tetë, presje njëzet e pesë )m2 , tokë/truall.
2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/02/2009