E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR MILOT-RRËSHEN

V E N D I M

 

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR   MILOT-RRËSHEN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen.

2.     Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme (objekte), që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për objektet, me vlerë të përgjithshme  shpronësimi 17 449 088 (shtatëmbëdhjetë milionë e katërqind dyzet e nëntë e mijë e tetëdhjetë e tetë) lekë.

4.     Ky fond të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

5.     Shpronësimi të fillojë më 28.2.2009 dhe të përfundojë më 30.4.2009.

6.     Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve tё kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve, të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi.

7.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›