E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.856, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “GJUHË-LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE”, NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, TË KORÇËS”

V E N D I M

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.856, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “GJUHË-LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE”, NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, TË KORÇËS”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Në vendimin nr.856, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.     Pika 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Hapjen në Universitetin “Fan S. Noli”, të Korçës, në Fakultetin e Mësuesisë, të programit të studimit “Gjuhë-Letërsi shqipe dhe frënge” në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë DNP, në  Gjuhë-Letërsi shqipe dhe frënge.”.

2.     Pas pikës 3, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:

“3.1. Kuota e pranimit në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge”, është 50 (pesëdhjetë).

3. Pas pikës 4, shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:

“4/1. Tarifa e shkollimit në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge”, është 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
08/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›