E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.857, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN NË QYTETIN E PESHKOPISË, TË FILIALEVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË FAKULTETEVE TË EKONOMISË E TË ADMINISTRIMIT, TË EDUKIMIT DHE TË SHKOLLËS SË LARTË

V E N D I M

 

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.857,  DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN NË QYTETIN E PESHKOPISË, TË FILIALEVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË FAKULTETEVE TË EKONOMISË E TË ADMINISTRIMIT, TË EDUKIMIT DHE TË SHKOLLËS SË LARTË PROFESIONALE, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT RE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI, NË VITIN AKADEMIK 2009-2010”, TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pikat 1.11, e 2, 26, 33, 42, e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 8, e vendimit nr.857, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“8. Numri i kuotave të pranimeve, në këto programe studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010, është i përcaktuar në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


08/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›