VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.115, DATË 2.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.115, DATË 2.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 1, e vendimit nr.115, datë 2.2.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore, është 2657 punonjës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
2. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë shtesën në numrin e punonjësve , me kontratë të përkohshme, sipas profesioneve dhe afateve kohore, brenda kritereve të përcaktuara në vendimin e sipërpërmendur.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e miratimit të tij.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/10/2009