E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “HYRJA KAVAJË-UNAZË

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT  RRUGOR “HYRJA KAVAJË-UNAZË”                      

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të        ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Hyrja Kavajë-Unazë”.                                  

2.     Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Rrug¸ve.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 1071.5 (një mijë e shtatëdhjetë e një pikë pesë) m2, tokë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 16 072 500 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë. 

4.     Shpenzimet procedurale, në vlerën 277 000 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve.

5.     Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 16 072 500 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6.     Shpronësimi të fillojë më 15.10.2009 dhe të përfundojë më 15.1.2010.

7.     Pronarët, për të cilët, në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.     Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.

9.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


08/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›