E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NE VENDIMIN NR.84, DATE 3.2.2008, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, “PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORIN

V E N D I M

PËR

 

DISA ndryshimE DHE SHTESA në vendimin nr.84, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “për SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORINË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Në pikën 3, të vendimit nr.84, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

a)  Ndryshimet

i-  Sipërfaqja tokë arë nga “351 569 (treqind e pesëdhjetë e një mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m2 ” bëhet “342 455 (treqind e dyzet  e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë) m2 ”;

ii-  Vlera e tokës arë nga “160 173 400 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind) lekë” bëhet “155 616 400 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milionë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e katërqind) lekë.”.

iii-  Sipërfaqja tokë truall nga “12 229 (dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e nëntë) m2 ”bëhet “17 209 (shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind e nëntë) m2 ”.

iv- Vlera e tokës truall nga “19 087 730 (nëntëmbëdhjetë milionë e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë) lekë”, bëhet “46 522 550 (dyzet e gjashtë milionë e pesëqind e njëzet e dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë”.

v- Vlera e përgjithshme e shpronësimit nga “281 775 816.7 (dyqind e tetëdhjetë e një milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e gjashtëmbëdhjetë pikë shtatë) lekë”, bëhet           “304 653 636.7 (treqind e katër milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë shtatë) lekë”.

 

b)  Shtesat

 

i- Shtohet sipërfaqja truall, 883 (tetëqind e tetëdhjetë tre)m2, vlerësuar me çmimin 1 350 (një mijë e treqind e pesëdhjetë)      lekë/ m2, me vlerë 1 124 550 (një milion e njëqind e njëzet e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë;

ii-  Shtohet objekti, me vlerë 14 325 740 (katërmbëdhjetë milionë e treqind e njëzet e pesë mijë e shtatëqind e dyzet) lekë, në pronësi të Bedri Hamit Shehut, me vlerë totale 15 450 290 (pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekë.

 

2.  Në listën e lagjes Drinas, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi ndryshojnë pronarët për pasuritë, si më poshtë vijon:

 

                i-  nr.157/4, nga “Tahir Zenel Oruçi” në “Habibe Ahmet Oruçi”.

             ii-  nr.157/5, nga “Qemal Zenel Oruçi” në “Tahir Zenel Oruçi”.

  iii- nr.157/1 dhe nr.157/2 nga “Petrit Rasim Oruçi” në “Qemal     Zejnel Oruçi”.

iv-  nr.157/3 nga “Habibe Ahmet Oruçi”, në “Qemal Zejnel Oruçi”.

 

Ndryshimet të bëhen sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

3. Pronarët e lagjes Drinas, Kukës, të kompensohen për diferencën e konvertimit në truall të sipërfaqes së shpronësuar dhe për sipërfaqen tokë arë, sipas masës  përkatëse të kompensimit, që paraqitete në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe  është pjesë përbërëse e tij.

 

4.  Totali i diferencës së konvertimit, prej 25 283 320 (njëzet e pesë milionë e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e njëzet) lekësh, dhe shtesa e shpronësimit, prej 15 450 290 (pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekësh, me një vlerë të përgjithshme, prej 40 733 610 (dyzet milionë e shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekësh, të përballohen nga zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

 

5. Likuidimi dhe shpronësimi shtesë të fillojnë më 30.12.2008 dhe të përfundojë më 30.3.2009.

 

6.  Pronarët e përmendur në listën, që і bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen për diferencën përkatëse të konvertimit të tokës në truall dhe të shpronësohen, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

 

7.  Pronari Bedri Hamit Shehu, që shpronësohet për pikë karburanti, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë dhe dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të pikës së karburantit.

 

8.  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, brenda afateve të përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi.

 

9.  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të likuidojë pronarin Bedri Hamit Shehu për pikën e karburantit, në bazë të dokumentacionit ligjor të pronësisë dhe në bazë të dokumentacionit tekniko-ligjor të kësaj pike karburanti.

 

10. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›