VENDIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR TRI PROCEDURA PROKURIMI, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E RRUGËVE, SI AUTORITET KONTRAKTUES
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR TRI PROCEDURA PROKURIMI, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E RRUGËVE, SI AUTORITET KONTRAKTUES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të shtyjë afatin e botimit të njoftimit të fituesit dhe të njoftimit të kontratës së lidhur, deri më 31 dhjetor 2008, për tri procedura prokurimi, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/12/2008