E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM Për një ndryshim në vendimin nr.1586, datë 3.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për transferim fondesh nga buxheti i vitit 2008, për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës”

V E N D I M

 

Për  

një ndryshim në vendimin nr.1586, datë 3.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për transferim fondesh nga buxheti i vitit 2008, për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, dhe të nenit 21, të ligjit nr.9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

Shkronja “a”, e pikës 1, të vendimit nr.1586, datë 3.12.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a)  Në programin “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, zëri “Transferta korrente të brendshme”, të shtohet fondi prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) lekësh, i cili të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›