E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendim për shtyrjen e afatit të botimit të njoftimit të fituesit dhe njoftimit të kontratës së lidhur, për procedurat e prokurimit, të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, bashki, komuna e këshilli i qarkut të Dibrës, si aut

V E N D I M

PËR

 

shtyrjen e afatit të botimit të njoftimit të fituesit dhe njoftimit të kontratës së lidhur, për procedurat e prokurimit, të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, bashki, komuna e këshilli i qarkut të Dibrës, si autoritete kontraktuese

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të  ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.          Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve, të bashkive, komunave dhe këshillit të qarkut të Dibrës të shtyjnë afatin e botimit të njoftimit të fituesit dhe të njoftimit të kontratës së lidhur, deri më  31 dhjetor 2008, për procedurat e prokurimit të  fondeve buxhetore të investimeve, për 16 objekte, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

2.          Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, Agjencia e Prokurimit Publik, bashkitë, komunat dhe këshilli i qarkut të Dibrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›