VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 370, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 370, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, nenit 5/1, të ligjit nr.8487,date 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.370, datë 14.6.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1.1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Nivelet e pagave për funksionet e mëposhtme të jenë:
a) Prefekt i qarkut të Tiranës, 115 000 lekë;
b) Prefekt i qarqeve të tjera, 107 000 lekë;
c) Nënprefekt në nënprefekturat e Kavajës,
Lushnjës dhe Sarandës, 92 000 lekë;
ç) Nënprefekt në nënprefekturat e Krujës,
Pogradecit, Librazhdit, Tepelenës, Përmetit,
Matit, Pukës, Tropojës dhe Skraparit, 85 000 lekë;
d) Nënprefekt në nënprefekturat e Malësisë
së Madhe, Bulqizës, Peqinit, Gramshit,
Devollit, Mallakastrës, Hasit, Kuçovës,
Mirditës, Delvinës, Kurbinit dhe Kolonjës, 79 500 lekë;
dh) Këshilltar i prefektit të Tiranës, 62 000 lekë;
e) Zëdhënës i prefektit të Tiranës, 52 000 lekë.”.
1.2. Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
1.3. Në pikën 3, vlera ”11 000 lekë” zëvendësohet me “12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e politikës së pagave, miratuar për vitin 2009.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/04/2009