E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 317, DATË 30.5.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË SHTËPISË SË PUSHIMIT, TË MINISTRISË SË BRENDSHME, DURRËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

 

 

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 317, DATË 30.5.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË SHTËPISË SË PUSHIMIT, TË MINISTRISË SË BRENDSHME, DURRËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,  të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1. Në vendimin nr.317, datë 30.5.2007, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a)  Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b)  Në pikën 2, vlera “11 000 lekë”, bëhet “12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë”.

c)  Lidhja nr.2, që përmendet në pikën 6, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e planifikuara për politikat e rritjes së pagave, miratuar për       vitin 2009. 

Ky vendim, hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›