E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1619, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, GRUPIMIN E NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE PËR EFEKT PAGE DHE CAKTIMIN E KUFIJVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ORGANEVE TË QEVERIS

V E N D I M

PëR

DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.1619, DATë 2.7.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, GRUPIMIN E NJëSIVE Të QEVERISJES VENDORE PëR EFEKT PAGE DHE CAKTIMIN E KUFIJVE Të PAGAVE Të PUNONJëSVE Të ORGANEVE Të QEVERISJES VENDORE”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5/1 e 6, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, dhe të neneve 24, 32 e 54, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.1619, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Shkronjat “ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 1, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“ç. Për njësitë e qeverisjes vendore, me 20.001 - 50.000 banorë:

- Kryetari 51.000 - 90.000 lekë;

- Nënkryetari 41000 - 77.000 lekë.

d. Për njësitë e qeverisjes vendore me 5.001 - 20.000 banorë:

- Kryetari 41.000 - 77.000 lekë;

- Nënkryetari 28.000 - 68.000 lekë.

dh. Për njësitë e qeverisjes vendore, me nën 5.000 banorë:

- Kryetari 37.000 - 54.000 lekë;

- Nënkryetari 27.000 - 42.000 lekë.”.

b) Lidhja nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të bashkisë së Tiranës”, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

c) Lidhja nr.2, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë në bashkitë e tjera, njësitë bashkiake të Tiranës dhe për nëpunësit e komunave”, që përmendet në pikën 3, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

d) Lidhja nr.3, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të këshillit të qarkut”, që përmendet në pikën 4, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

e) Paragrafi i parë, i pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Paga e grupit (Kolona 2) është sipas lidhjes nr.7 që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

f) Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. “Specialistët”, “Përgjegjësit e sektorit” apo “Drejtorët” në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës publike vendore dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, “Diplomë të nivelit të dytë” (DND) apo “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND) apo të barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i kësaj shtese do të bëhet, rast pas rasti, nga drejtoritë/njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, në njësitë e qeverisjes vendore, në përputhje të plotë me përshkrimin e pozicionit të punës.”.

g) Lidhja nr.5, “Struktura dhe kufijtë e pagave për punonjësit e policisë të bashkive e të komunave”, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

h) Në pikën 18, vlera “… 30 000 lekë në muaj” bëhet “…31 000 (tridhjetë e një mijë) lekë në muaj…”.

i) Në pikën 19, vlera “… nga 18 000 deri në 30 000 lekë në muaj” bëhet “… nga 19 000 (nëntëmbëdhjetë mijë) deri në 31000 (tridhjetë e një mijë) lekë në muaj.”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2010, të përballohen nga të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore, për vitin 2010.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2010.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


18/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›