E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR BASHKËPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETËROR TË PUNËS ME INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

V E N D I M

PëR

BASHKëPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETëROR Të PUNëS ME INSTITUCIONET Në VARëSI Të MINISTRISë Së SHëNDETëSISë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe të ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, konkretisht, me Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoratin Shtetëror Sanitar, për:

a) hartimin e programeve të punës për organizimin e kontrolleve të përbashkëta;

b) shkëmbimin e informacionit në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit që nuk mbulohen nga institucioni që kryen kontrollin;

c) denoncimin e rasteve të aksidenteve në punë, si dhe të sëmundjeve profesionale nga sistemi i shërbimit shëndetësor, shtetëror dhe privat;

ç) kryerjen e trajnimeve të përbashkëta për kualifikimin e specialistëve dhe të inspektorëve;

d) kryerjen e studimeve për çështje të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe të shëndetit në punë;

dh) hartimin dhe zbatimin e projekteve, që synojnë përmirësimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve.

2. Ngarkohen Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


18/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›