E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, TË OBJEKTIVIT STRATEGJIK PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN, NË KUADËR TË PROGRAMIT FILLESTAR TË VLERËSIMIT TË

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE  TË BASHKUARA TË AMERIKËS, TË OBJEKTIVIT STRATEGJIK PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN, NË KUADËR TË PROGRAMIT FILLESTAR TË VLERËSIMIT TË SFIDËS SË MIJËVJEÇARIT (FAZA E DYTË)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve  të Bashkuara të Amerikës, të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës së mijëvjeçarit (faza e dytë), në shumën  15 731 000 (pesëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e tridhjetë e një mijë) USD.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›