E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMËTARE TË ARBITRAZHIT PËR ÇËSHTJEN NR.14403/FM GENERAL ELECTRICS, ATHENA (ILIRIA CONSORTIUM) VS MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT

VENDIM

PëR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT Të GJYKATëS NDëRKOMëTARE Të ARBITRAZHIT PëR çëSHTJEN NR.14403/FM GENERAL ELECTRICS, ATHENA (ILIRIA CONSORTIUM) VS MINISTRIA E PUNëVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 10, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në Romë, Itali, për çështjen nr.14403/FM General Electrics, Athena (Iliria Consortium) vs Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në vlerën 11 000 000 ( njëmbëdhjetë milionë) euro, vlerë për të cilën është rënë dakord sipas marrëveshjes së negociimit me General Electrics, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohen fondet përkatëse për kryerjen e pagesës së vlerës sipas pikës 1, të këtij vendimi, dhe procedura e ekzekutimit të jetë në përputhje me marrëveshjen e negociimit, ndërmjet GE Transportation System S.p.a. dhe Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

3. Detyrimi financiar i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i shtetit, fondi i kontigjencës.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›