E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPËRBLIMIN E PRONARËVE PËR SIPËRFAQET TAKUESE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

VENDIM

PëR

SHPëRBLIMIN E PRONARëVE PëR SIPëRFAQET TAKUESE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMET INFORMALE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 15/1 e 32, pika 1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, të Elbasanit, të Fierit, të Beratit, të Shkodrës, të Gjirokastrës, të Dibrës, të Lezhës dhe të Durrësit.

2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 48 849, 90 (dyzet e tetë mijë e tetëqind e dyzet e nëntë presje nëntëdhjetë) m², tokë truall, me vlerë të përgjithshme 757 664 073, 8 (shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëdhjetë e tre presje tetë) lekë.

3. Vlera e përgjithshme për shpërblimin të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, sipas ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”.

4. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar, në pronësi të shtetit.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›