E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “ILLYRIA”, TIRANË

VENDIM

PëR

HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT, PRANë SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “ILLYRIA”, TIRANë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Hapjen, në shkollën e lartë private “Illyria”, Tiranë, të programeve të reja të studimit të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:

a) “Financë - Kontabilitet”;

b) “Administrim biznesi”.

2. Këto programe studimi të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike. Në përfundim të programit të studimit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në:

a) “Financë - Kontabilitet”;

b) “Administrim biznesi”.


3. Hapjen, në shkollën e lartë private “Illyria”, Tiranë, të programeve të studimit të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:

a) “Shkenca politike”;

b) “Drejtësi”;

c) “Administrim biznesi”;

ç) “Menaxhim bankar”;

d) “Marrëdhënie ndërkombëtare”.

4. Këto programe studimi të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programit të studimit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë” (DND), në:

a) ”Shkenca politike”;

b) “Drejtësi”;

c) “Administrim biznesi”;

d) “Menaxhim bankar”;

e) “Marrëdhënie ndërkombëtare”.

5. Hapjen, në shkollën e lartë private “Illyria”, Tiranë, të programeve të studimit të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë” (MND), në formën e studimeve me kohë të plotë, në:

a) ”E drejtë civile”;

b) “E drejtë penale”;

c) “E drejtë publike”.

6. Këto programe studimi të ciklit të tretë realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diploma “Master i nivelit të dytë” (MND), në:

a) “E drejtë civile”;

b) “E drejtë penale”;

c) “E drejtë publike”.

7. Shkolla e lartë private “Illyria”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1, 3 e 5, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tre javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

8. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

9. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›