E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.830, DATË 11.12.2003, TË KËSHLLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAJISJEN E PUNONJËSVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË ME ARMATIM DHE MJETE TEKNIKE TË POSAÇME”

VENDIM

PëR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.830, DATë 11.12.2003, Të KëSHLLIT Të MINISTRAVE, “PëR PAJISJEN E PUNONJëSVE Të GARDëS
Së REPUBLIKëS Të SHQIPëRISë ME ARMATIM DHE MJETE TEKNIKE Të POSAçME”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.8869 datë 23.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.830, datë 11.12.2003, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Pas pikës 1 shtohen pikat 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, me këtë përmbajtje:

1. Afatet e përdorimit të armatimit dhe të mjeteve teknike të posaçme, sipas tabelave nr.1, nr.2, nr.3 dhe nr.4, bashkëlidhur vendimit, si dhe rregullat e trajtimit të tyre pas heqjes nga përdorimi, pas përfundimit të afatit kohor të përdorimit, përcaktohen në rregulloren, që miratohet me urdhër të ministrit të Brendshëm.

2. Për mjetet teknike të posaçme, specifike, helikopter, evakuues (transportues) dhe motoskaf, afatet e përdorimit përcaktohen në tabelën nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Pas përfundimit të afateve të përdorimit, këto mjete hiqen nga përdorimi me urdhër të autoritetit përkatës, si më poshtë vijon:

- Për helikopterët, nga Kryeministri, me propozimin e ministrit të Brendshëm;
- Për motoskafët dhe evakuuesët (transportuesit), nga ministri i Brendshëm, me propozimin e Komandantit të Gardës.

3. Mjetet teknike të posaçme, specifike, të përfshira në pikën 3, të këtij vendimi, që hiqen nga përdorimi në Gardën e Republikes, pas përfundimit të afateve të përdorimit sipas përcaktimit në tabelën nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi, por që kanë vlera përdoruese në gjendjen që janë, lejohen të shiten, sipas legjislacionit në fuqi. Ndërsa ato që nuk kanë vlera përdoruese lejohen t’u nënshtrohen procedurave të asgjësimit, demilitarizimit dhe tjetërsimit të pronës shtetërore, nga ndërmarrje shtetërore të specializuara në kryerjen e proceseve të tilla, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas legjislacionit në fuqi.

4. Të ardhurat, që do të realizohen nga shitjet, sipas pikës 4, të këtij vendimi, do të derdhen në llogarinë buxhetore, të ardhura nga institucionet buxhetore në bankat e nivelit të dytë, dhe përdoren sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojne institucionet e Ministrisë së Brendshme”, nxjerrë në zbatim të vendimit nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”.

5. Ngarkohet ministri i Brendshëm të nxjerrë udhëzimin përkatës për zbatimin e këtij vendimi.

6. Ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.”.

b) Pika 2 shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›