E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (TOKË ARË DHE TRUALL, LOTET 1, 2, 3, 4 e 5), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY PASS PLEPA - KAVAJË - RROGOZHIN˔

VENDIM

PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE (TOKë ARë DHE TRUALL, LOTET 1, 2, 3, 4 e 5), Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY PASS PLEPA - KAVAJë - RROGOZHINë”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (tokë arë dhe truall), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë”.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme , që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë me sipërfaqe të përgjithshme 13 152 (trembëdhjetë mijë e njëqind e pesëdhjetë e dy) m2, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 29 820 285 (njëzet e nëntë milionë e tetëqind e njëzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 184 500 (njëqind e tetëdhjetë e katër mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 29 820 285 (njëzet e nëntë milionë e tetëqind e njëzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekësh, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.

6. Shpronësimi të fillojë më 20.5.2010 dhe të përfundojë më 20.8.2010.

7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive, për të cilat janë bërë shënimet “Konfirmuar nga ZRPP-ja”, në bazë të dokumentacionit të pronësisë, brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


KRYEMINISTRI

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›