E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR AKORDIM FONDI KOMUNËS MBROSTAR TË QARKUT TË FIERIT, PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË SHTETASIT EDMOND MOÇKA, PUNONJËS POLICIE, ZJARRFIKËS, I CILI RA NË KRYE TË DETYRËS PËR TË SHPËTUAR JETËT E NJERËZVE, MË DATË 11.5.2010

VENDIM

PëR

AKORDIM FONDI KOMUNëS MBROSTAR Të QARKUT Të FIERIT, PëR DHëNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES Së SHTETASIT EDMOND MOçKA, PUNONJëS POLICIE, ZJARRFIKëS, I CILI RA Në KRYE Të DETYRëS PëR Të SHPëTUAR JETëT E NJERëZVE, Më DATë 11.5.2010

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Komunës Mbrostar, të qarkut të Fierit, në buxhetin e vitit 2010, t’i akordohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, për t’iu dhënë si ndihmë financiare familjes së shtetasit Edmond Moçka, punonjës policie, zjarrfikës, i cili ra në krye të detyrës për të shpëtuar jetët njerëzore, në datën 11.5.2010.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Fierit dhe komuna Mbrostar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›