E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E PAGESAVE PËR USHTRIMIN E GJUETISË

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E PAGESAVE PëR USHTRIMIN E GJUETISë

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.10253, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e pagesave për ushtrimin e veprimtarisë së gjuetisë në Republikën e Shqipërisë, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Pagesat, sipas individëve të llojeve objekt gjuetie, janë sipas shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Pagesa për ushtrimin e gjuetisë bëhet në çastin e marrjes së lejes, duke paraqitur mandatpagesën e derdhjes në bankë.

4. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›