VENDIM PER DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË 9-VJEÇARE, “AKADEMIA BOTËRORE E TIRANËS” (WORLD ACADEMY OF TIRANA)
V E N D I M
Për
DHëNIEN E LEJES PëR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, SHKOLLë 9-VJEçARE, “AKADEMIA BOTëRORE E TIRANëS” (WORLD ACADEMY OF TIRANA)
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 44, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e lejes për hapjen, në qytetin e Tiranës, të institucionit arsimor privat, parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, “Akademia Botërore e Tiranës” (World Academy of Tirana), që do ta zhvillojë mësimin edhe në gjuhën angleze.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin e dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin në këtë institucion.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2010