E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË HISTORI, NË FAKULTETIN E HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTË PROGRAM STUDIMESH

V E N D I M PëR

HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS Në HISTORI, Në FAKULTETIN E HISTORISë DHE Të FILOLOGJISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTë PROGRAM STUDIMESH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.1, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në Histori, me këto drejtime:

a) Histori, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori”.

b) Arkeologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori, me drejtim Arkeologji”.

c) Marrëdhënie Ndërkombëtare, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori, me drejtim Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

ç) Trashëgimi Kulturore, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori, me drejtim Trashëgimi Kulturore”.

2. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 – 2010.

3. Kohëzgjatja e këtij programi të studimeve të doktoratës është të paktën 3 (tre) vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.

4. Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin akademik 2009-2010, është, si më poshtë vijon:

a) Histori 30 kuota;

b) Arkeologji 15 kuota;

c) Marrëdhënie Ndërkombëtare 30 kuota;

ç) Trashëgimi Kulturore 15 kuota.

5. Nga kuota e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për këto programe studimi, caktohet 10% për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.

6. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

7. Tarifa e shkollimit për këtë program studimi të doktoratës është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, i Universitetit të Tiranës.

8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.

9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›