VENDIM PËR DHËNIEN NË HUAPËRDORJE DELEGACIONIT ITALIAN TË EKSPERTËVE (DIE), NË TIRANË, TË DISA ZYRAVE NË NDËRTESËN E MINISTRISË SË MBROJTJES
V E N D I M
PëR
DHëNIEN Në HUAPëRDORJE DELEGACIONIT ITALIAN Të EKSPERTëVE (DIE), Në TIRANë, Të DISA ZYRAVE Në NDëRTESëN E MINISTRISë Së MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 901 e në vijim, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë, nënshkruar nga palët më 18 shtator 2009, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në huapërdorje Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE), në Tiranë, të disa zyrave, me sipërfaqe trualli, gjithsej, 266 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
2. Afati i kontratës së huapërdorjes të jetë 3 (tre) vjet, me të drejtë ripërsëritjeje.
3. Autorizohet Ministria e Mbrojtjes të lidhë marrëveshjen teknike për kalimin, kushtet, të drejtat dhe detyrimet e palëve, si dhe për përcaktimin e këtyre mjediseve.
4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2010