E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE TË KOMUNËS BUBQ, TË QARKUT TË DURRËSIT

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE Të KOMUNëS BUBQ, Të QARKUT Të DURRëSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Bubq, të qarkut të Durrësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 42 (dyzet e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 289 (dyqind e tetëdhjetë e nëntë).

2. Ndryshimet që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›